Kush është banori që i ka “ngulur thikën pas shpine”? Ja si përgjigjet Gjesti!

Showbiz

Kush është banori që i ka “ngulur thikën pas

Ditën e djeshme, “Big Brother Radio” erdhi në valët e radios më të dëgjuar Top Albania Radio, për herë të fundit për këtë edicion. Katër finalistët u gjendën para dy moderatoreve shumë të talentuara, Elona Duro dhe Jonida Aliçkollit.

Në pjesën e fundit të emisionit, biseda u zhvillua mes Elonës dhe Gjesti, ku banori shprehu ndjenjat e tij për Eglin, një mori mendimesh dhe emocionesh të kaluara brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në një moment gjatë intervistës, moderatorja i rikujtoi Gjestit një deklaratë të tijën ku ai shprehet se disa i kanë ngulur thikën pas shpine, të gjithë jemi kuriozë të dimë se kush janë.

“Një njeri kur ta rreh krahun, dhe në fund nuk e ka pasur me sinqeritet dhe u kthye kundër meje, atëherë është thikë pas shpine për mua. Ajo është Rozana Radi që e ka bërë, unë kam qenë i sinqertë me të.

Por kur kam parë një tendencë që ka ardhur të më shtijë në grackë me bërë gjeste, atëherë edhe unë e kam pranuar, hajde. A po do ti që të prishësh raportin shoqëror siç unë kam qenë i sinqertë me ty, hajde, po nuk bën mirë”, tha këngëtari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion