"Ku jeni more? Gjesti thumbon estradën shqiptare: Krejt me të vjetra keni mbetur

Showbiz

"Ku jeni more? Gjesti thumbon estradën shqiptare: Krejt me të

"Hej, unë vetëm po shikoj mos ka ndonjë stil të ri, a ndonjë gjë. Por nuk po shoh asgjë"

Këngëtari i dashur për publikun, Gjesti, ka ngjallur reagime me një video të publikuar së fundmi në “Instastory”. Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ironizoi skenën muzikore shqiptare për mungesë risish dhe stili të ri.

“Ku jeni more, ku jeni ju? Hej, unë vetëm po shikoj mos ka ndonjë stil të ri, a ndonjë gjë. Por nuk po shoh asgjë. Asgjë, krejt me të vjetra keni mbetur.

Thash hajt të ndalem mos ka ndonjë stil, po ja nuk ka asgjë ndryshe. E kë duhet të thirrni për këtë punë? Mua. Po normal që mua”, shprehet Gjesti në videon në fjalë.

"Ku jeni more? Gjesti thumbon estradën shqiptare: Krejt me të

Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, mesazhi i drejtpërdrejtë ka lënë të kuptohet se i adresohet kolegëve të estradës.

ME TE LEXUARAT