Komenti i policit/ Sfidoi policinë duke filmuar veten me shpejtësi mbi 215 km/h, e pëson keq Fation Kuqari

Showbiz

Komenti i policit/ Sfidoi policinë duke filmuar veten me shpejtësi mbi

Fation Kuqari, është një nga emrat më të njohur të emisionit “Përputhen”, i cili nuk doli çift nga programi.

Megjithatë, duket se i riu nga Fieri, nuk e kupton rëndësinë e famës dhe impaktin që ka tek qytetarët. E themi këtë , pasi mbrëmjen e djeshme, ai ka publikuar video në Instagram, ku shihet teksa ecën me mbi 215 km/h, me makinën e tij tip “Audi”.

Komenti i policit/ Sfidoi policinë duke filmuar veten me shpejtësi mbi

Videon e ka postuar në instastory, por kjo i ka kushtuar plot 400 mijë lekë gjobë, pasi policia rrugore, duke përdorur si provë pamjet filmike të hedhura prej tij vetë në rrjetet sociale, e ka gjobitur rëndë atë.

Mirëpo, ajo që të bën përshtypje është komenti epik i punonjësit të policisë, që ka ‘konstatuar’ shkeljen e ish-konkurrentit, ku sipas tij, drejtuesi i mjetit është konstatuar duke ecur me shpejtësi të lartë në autostradë, me pamje filmike, duke u bërë burim aksidenti.

Pra, tani duhet të kemi kujdes edhe kur hedhim video në rrjetet sociale, pasi policia ti merr si provë dhe të vendos gjobën pa një e pa dy.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion