U tall me Holokaustin 23 vite më parë, komediani humb ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

Bota

U tall me Holokaustin 23 vite më parë, komediani humb ceremoninë

Autoritetet e Lojërave Olimpike kanë hequr të drejtat e prezantimit të ceremonisë hapëse komedianit japonez Kentaro Kobayashi.

Ky vendim vetëm një ditë para fillimit të organizimit sportiv erdhi për shkak të një batute raciste që Kobayashi ka bërë në vitin 1990 mbi viktimat e Holokaustit.


Në media është publikuar një video ku shfaqet Kobayashi në një “stand-up comedy” duke bërë shaka me masakrën e Holokaustit.

Kryeministri japonez Yoshihide Suga u shpreh se batuta të tilla janë të papërshtatshme për një komedian.

Ndërsa Shefi Olimpik Seiko Hashimoto tha se video të tilla nuk pranohen pasi përqeshin faktet e dhimbshme historike.

Vetë Kobayashi ka shprehur keqardhjen dhe ka kërkuar falje për batutën e tij.

“Argëtimi nuk duhet t’i bëjë njerëzit të ndihen në siklet. Unë e kuptoj që zgjedhja ime e fjalëve në atë kohë ishte e gabuar, dhe pendohem për të,” tha ai.

ME TE LEXUARAT