“Kokë më kokë” me Gjestin në finale, Rozana reagon pas “Big Brother VIP”

Showbiz

“Kokë më kokë” me Gjestin në finale, Rozana

Rozana Radi ka treguar ethet e finales, pas një gare të ashpër ku ishte “kokë më kokë” me Gjestin.

Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që fitues i këtij edicioni është Gjesti, teksa shtoi se pjesëmarrja në program ka qenë një eksperiencë e veçantë.

Rozana ka treguar edhe planet për karrierën e saj, teksa tashmë ka mbaruar rrugëtimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Jam shumë e lumtur që e fitoi Gjesti, njësoj siç do të isha për veten time.

Unë e fitova finalen time. Si i përjetova këto muaj në BBV… është një kub i vogël, atë kubin me ngjyra të ngatërruara, ia bëra të gjitha ngjyrat.

Unë i realizova të gjitha dëshirat e mia në këtë BBV dhe ia mora të gjithë kënaqësinë.

Nga Rozana në vijim.. nuk e di… të mendoj për një fëmijë në fillim, edhe gjëra të mira artistikisht patjetër”, u shpreh Rozana.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion