Drejtësia greke jep dënimin maksimal për 41-vjeçarin shqiptar që vr*u bashkëshorten në sy të katër fëmijëve

Aktualitet

Drejtësia greke jep dënimin maksimal për 41-vjeçarin

Pandeli Nakoleci, 41-vjeçari që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, 36-vjeçares Marjola Nakoleci, në Volos të Greqisë është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjyjata e Përzier Penale e Trikalave dha vendimin unanimisht, pas përfundimit të procesit gjyqësor më 23 nëntor. 

Gjykata ka vendosur për Nakolecin edhe një vit burg për armëmbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armës. Ai u shpall fajtor për vrasje me dashje, të kryer në gjendje të qetë psikike, duke rrëzuar pretendimet e mbrojtjes se krimi ishte kryer në një gjendje të fortë emocionale. 

Ndërkohë nuk u pranuan pretendimet për përgjegjësi të reduktuar psikike dhe as rrethanat lehtësuese të kërkuara nga mbrojtja. Marjola, nënë e katër fëmijëve, u vra më 22 gusht 2025, në hyrje të pallatit ku jetonte familja në Volos. Sipas raportimeve të mediave greke, 41-vjeçari e sulmoi me një objekt të mprehtë, duke i shkaktuar plagë të shumta, ndërsa një goditje në zemër rezultoi fatale.

Procesi gjyqësor u zhvillua në një atmosferë të rënduar. Në sallën e gjyqit ishin edhe katër fëmijët e çiftit, të moshave 19, 17, 14 dhe 6 vjeç. Ata ndoqën procesin, por nuk u morën në pyetje si dëshmitarë.

Sipas akuzës, pretendimet e Nakolecit për një gjendje të fortë emocionale dhe për një konflikt të çastit nuk u mbështetën nga provat e shqyrtuara gjatë procesit. Gjykata pranoi unanimisht qëndrimin e prokurorisë për dënimin e tij për vrasje me dashje në gjendje të qetë psikike. Avokatja e familjes së Marjolës, Antonia Ballous, e cilësoi vendimin si një drejtësi për viktimën, fëmijët dhe familjen e saj./

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion