“Keni bërë Sarën për spital!”, Bardhi shpërthen ndaj Gabrielës pasi i futi foton në gjoks: Teta Rona…

Showbiz

“Keni bërë Sarën për spital!”, Bardhi

Ditën e djeshme në rubrikën “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën ka qenë e ftuar ish-konkurrentja e Për’puthen Gabriela Arapi.

Kjo e fundit në një lojë me Ronaldon, ka shprehur mendimin për disa personazhe publik. Kur erdhi radha tek Bardhi, Gabriela merr foton e reperit e palos dhe e fut tek gjoksi. Ajo shprehet se Bardhi është një djalë shumë i mirë dhe i pëlqen karakteri.

Ndërsa përsa i përket Sarës, partneres së Bardhit, Gabriela preferoi që fotografinë e saj ta digjte me çakmak. Ajo ka shprehur se edhe pse nuk e njeh, Sara i jep një energji negative dhe nuk e ka aspak qejf.

Por mesa duket kjo intervistë u bë dhe mollë sherri, pasi Bardhi ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale dhe i kthehet Ronaldos me tone të rënda, duke e quajtur “rob fake” dhe “teta Rona”.

Bardhi shprehet se këto komente dashakeqe që po i bëhen Sarës, po e dërgojnë në spital, duke nënkuptuar që Sara nuk e ka përballuar aspak mirë. Më tej Bardhi shton se Sara po përballet me situata shumë të vështira çdo ditë dhe sërish vazhdon të qëndrojë e fortë.

“A keni turp? A ka censurë për fyerje të këtij niveli? O rob fake, edhe ti dhe ajo “teta Rona” kështu jeni për dy klikime dhe duke pranuar që Sara s’të ka bërë asgjë. Duke e provokuar për çdo dalje që jeni duke e bërë dhe më pas prekeni kur reagon Sara.

 Edhe Sara është njeri, apo keni filluar t’I besoni këtyre komentuesve me adresë fake. Stop me këto ofendime dhe bullizime se e keni bërë për spital çdo ditë.

“Keni bërë Sarën për spital!”, Bardhi

A keni motra ju???? Se me çfarë po përballet kjo vajza çdo ditë, e di veç unë dhe Zoti dhe ajo rri prapë në këmbë e fortë. Ne Shqiptarët kur na djegin flamurin jemi gati për luftë. Po me djegë foton e 1 femrës ç’a do me thënë?

Jemi shqiptarë, njihemi për tradita dhe moral. Vendosni veten në pozitë të tjetrit pak. Teta Rona ma hiq foton që aty.”

ME TE LEXUARAT