"Ç'a ke që shef?", vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë, arrestohen autorët

Aktualitet

"Ç'a ke që shef?", vrasja e 18-vjeçarit

Policia ka arritur arrestojë autorët e vrasjes së 18- vjeçarit në Shkozë, Aurelio Dervishi, i cili nuk mundi t’I mbijetojë plagëve me thikë që mori në krahëror.

Ndalimi i tyre u bë në Farkë. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin F.Sh, 20 vjeç dhe tre të mitur të moshave 16 vjeç dhe 15 vjeç.

"Identifikohen dhe shoqërohen në ambientet e Policisë, 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit me mjete prerëse mes disa personave, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën shtetasi A. D., 18 vjeç, ju informojmë se:

Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin.

Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale."

NGJARJA

Pas një sherri me thika midis dy grupe djemsh, një 18-vjeçar i quajtur Aurelio Dervishi ka gjetur vdekjen.

Nga ky sherr i përgjakshëm i mbrëmjes së diel janë zbardhur detaje të reja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, te rrethi i Shkozës dhe dyshohet se janë përfshirë 5 persona.

Autori dhe grupi i të rinjve që janë konfliktuar janë larguar nga vendngjarja fill pas krimit, ndërsa ende nuk janë kapur nga policia. Nga të dhënat paraprake mësohet se agresorët i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, si pasagjer që të ndalonte, por shoferi nuk është bindur.

Dyshohet se konflikti me thika midis grupeve të të rinjve ka nisur pas një debati të çastit për motivin “Ç’a ke që shef?!”.

Sipas të dhënave paraprake ka pasur një konflikt fizik mes tyre ku një prej të rinjve ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin. Më pas të rinjtë dyshohet se janë larguar në drejtim të Unazës Lindore me një mjet tip ‘Tiguan’.

Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve, por deri më tani nuk ka rënë në gjurmët e tyre. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe shoferin e automjetit tip ‘Audi’ me te cilin po udhëtonte viktima, ndërsa ai ka pohuar se nuk i njihte autorët. Sipas tij, personat që ndodheshin në makinën tjetër i kanë thënë ‘pse na shikoni’. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe arrestimin e autorëve.

 

ME TE LEXUARAT