Fshehën krimin/ Dy policë dhe një punonjës burgu mes 11 të arrestuarve për vrasjen e turistit portugez në Ksamil(EMRAT)

Në momentin e ngjarjes tragjike, në beach-barin “Principote” në Ksamil, ku mbeti i vrarë turisti 20-vjeçar portugez Luis Miguel Varela Mendes, kanë qenë në rolin e bodyguardëve shtetasit Miosid Matushaj, punonjës policie në Gjirokastër, Luçiano Seferi, punonjës në burgun e Fierit, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi.
Policia ka njoftuar se këta persona kanë pasur rolin e punonjësve të sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar Policinë.
Ata janë prangosur dhe do hetohen për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.


