Greqi/ 49 - vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në kanalin e Korinthit

GREQI - Trupi i gruas që u gjet duke lundruar në Istmin e Korinthit është identifikuar. Sipas mediave greke bëhet fjalë për një 49 vjeçare me origjinë shqiptare
Autoritetet kompetente po hetojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Autoritetet u njoftuan për trupin e një gruaje që u gjet duke lundruar në kanalin e Korinthit , pak pas orës 8 të mëngjesit të mërkurën, më 15 korrik.
Sipas një deklarate zyrtare - trupi u nxor nga një varkë private me oficerë të Rojës Bregdetare në bord.
Gruaja u mor më pas nga një ambulancë e EKAB dhe u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit.
Sipas informacioneve, trupi i gruas u identifikua nga një i afërm. Siç rezultoi, ajo është një grua 49-vjeçare me shtetësi greke dhe origjinë nga Shqipëria.
Autoritetet kompetente po hetojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.


