Ka patur aq shumë të dashura sa s'mbante mend striptisten që la shtatzënë, djali i Joe Biden rrëfen eksperiencat seksuale

Showbiz

Ka patur aq shumë të dashura sa s'mbante mend striptisten që

Agjencia britanike Metro.co.uk shkruante sot se “djali i droguar i presidentit të ri amerikan Joe Biden, ka pasur aq shumë partnere seksuale, sa që nuk e mbante mend që kishte shkuar me një striptiste, që më vonë mbeti shtatzënë me fëmijën e tij”.

51 vjeçari Hunter, ka dhënë detaje të sikletshme të jetës së tij në një libër autobiografik mbi dashuritë e tij ‘të momentit’, të titulluar “Beautiful Things” – ku përfshihet dhe padia e atësisë nga ish-e dashura Lunden Roberts, të cilën fillimisht ai e kundërshtoi.

Hunter, i cili ka pranuar se vajza e vogël e Lunden është e tij pas testit të AND-së, thotë mes të tjerash: “Gratë e tjera me të cilat kam shkuar pas divorcit nuk ishin tipi im i takimeve. Ne vetëm kënaqnim nevojat e momentit dhe asgjë më tepër. Nuk jam krenar për to”.
“Kjo është dhe arsyeja përse e sfidova në gjyq gruan nga Arkansas që tha se kisha një fëmijë me të, unë as që e mbaja mend takimin”.

“Kaq pa rëndësi ishin lidhjet e mia. Ishte një kaos, por një kaos për të cilin kam marrë përgjegjësitë e mia”. Hunter publikon detaje të konfliktit të tij të atësisë ku mes të tjerash thotë se ishte aq i varur pas drogave sa njëherë ka tymosur djath kaçkaval që e kujtoi për kokainë.
Avokati i akuzueses Lunden, Clint Lancaster refuzon pohimet në librin e Hunter duke thënë: “Në fakt ai ka marrë përsipër vetëm përgjegjëjsitë financiare, kur u detyrua për këtë nga gjykata, dhe jo ato të atësisë”.

Hunter, babai i tij Joe dhe njerka e tij Jill, nuk e kanë takuar kurrë vajzën e vogël, e cila është tashmë dy vjeçe dhe jeton me nënën e saj në Arkansas. Avokati Lancaster tha për rrjetin e Arkansas, ‘Democrat Gazette’: “Ai nuk e ka takuar asnjëherë vajzën e tij. Nuk ka asnjë marrëdhënie me të, dhe këtë e ka zgjedhur vetë. Zoti Biden nuk mund të thotë se ka marrë përgjegjësitë, përderisa nuk është prind i fëmijës”.

Avokati shton se Lunden është e ofenduar nga përshkrimet e Biden për të, duke komentuar se vajza e Hunter është një kopje e babait të saj. Tanimë djali i presidentit pretendon se është “i pastër” dhe se jo më i varur nga drogat, prej ndihmës së gruas së tij Melissa Cohen Biden, më të cilën është martuar në 2019. Për telashet e tij ai fajëson humbjen e nënës dhe motrës së vogël në aksidentin e rëndë automobilistik në 1972 si dhe vdekjen e vëllait të tij Beau në 2015 nga kanceri.

Babai i pesë fëmijëve dy herë i martuar, ka quajtur djalin me Melissa me emrin e vëllait të tij të vdekur, dhe është i afërt me të atin e njerkën. Hunter është goditur gjithashtu nga akuza korrupsioni që prej emërimit në krye të kompanisë energjitike Burisma, të Ukrainës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion