“Je ndjenja...”/ Letra romantike që i shkroi Gimbo-Selinit pas dasmës (FOTO)

Showbiz

“Je ndjenja...”/ Letra romantike që i shkroi Gimbo-Selinit pas

Pas dasmës që tashmë është bërë traditë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, raporti mes Selin dhe Gimbos duket se po merr gjithnjë e më shumë drejtim emocional.

Dy banorët, të cilët kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin, vijuan momentet romantike edhe mëngjesin e sotëm.

Atmosfera e krijuar pas ceremonisë simbolike nuk mbeti vetëm brenda mbrëmjes festive. Në orët e para të ditës, Gimbo zgjodhi të bëjë një gjest të veçantë për Selinën, duke i lënë një letër të shkruar me dorë, e cila u vu re nga kamerat e shtëpisë.

Në mesazhin e tij, ai i drejtohet Selinit me një term përkëdhelës në anglisht, duke e quajtur “wify”, një mënyrë e përdorur për t’iu referuar bashkëshortes. Në letër, Gimbo shkruan: “Morning wify. Sot po ndihem tepër mirë. Shpresoj që dhe ti po ndihesh mirë. Je ndjenja ma e mirë e jemja.”

Ky dedikim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe të ndjekësve të formatit, pasi vjen në një moment kur dyshja kanë pranuar publikisht se mes tyre ka lindur një pëlqim i ndërsjellë. Gjatë ditëve të fundit, afrimiteti mes tyre ka qenë gjithnjë e më i dukshëm, me biseda të shpeshta, momente romantike dhe gjeste të vogla që kanë treguar afërsinë e tyre.

Megjithëse gjithçka po zhvillohet brenda lojës së reality show-t, dinamika mes Gimbos dhe Selinit po shihet me shumë interes nga publiku, i cili po ndjek nga afër çdo zhvillim të raportit të tyre brenda shtëpisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion