"Je askushi!", Paloma dhe Kledi debatojnë për pastrimin e shtëpisë

Showbiz

"Je askushi!", Paloma dhe Kledi debatojnë për pastrimin e

Pastrimi i shtëpisë ka qenë gjithnjë një temë që ka nxitur shumë debat madje dhe konflikt me banorët.

E tillë ishte dhe mbrëmja e djeshme kur Kledi nis të ironizojë Palomën për faktin se ajo nuk ka kontribuar për të sistemuar dhe pastruar shtëpinë.

Gazetarja nga ana tjetër duket se nuk i pranoi këto batuta duke i bërë të qartë Kledit se nuk ka kompetenca për të dhënë urdhëra dhe aq më tepër të etiketojë banorët lidhur me faktin nëse bëjnë apo jo pastrim të shtëpisë.

‘’Mos mu drejto mua fare, unë sa kam pasur mundësi kam pastruar. Ti nuk je askushi të mbash listë këtu. Nuk më urdhëron dot’’,- u shpreh Paloma.

E gjithë kjo situatë e bëri Kledin të ndihet keq, teksa nuk nguroi ta komentojë edhe me banorët e tjerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion