Vritet me armë 45-vjeçari, policia "blindon" Peqinin

Aktualitet

Vritet me armë 45-vjeçari, policia "blindon" Peqinin

Një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri, në Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës, apo rrethanat e ngjarjet. Forca të shumta policie vijojnë punën për kapjen e autorit/ve.

Njoftimi

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

ME TE LEXUARAT