Vdekja e 4 turistëve në Kavajë, ambasada ruse: Presim hetim të plotë nga Shqipëria!

Aktualitet

Vdekja e 4 turistëve në Kavajë, ambasada ruse: Presim hetim

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur në Qerret, ku u gjetën të pajetë 4 shtetas rusë.

Në reagim e Ambasadës Ruse theksohet që pritet një hetim i plotë nga ana e Shqipërisë për të zbardhur shkaqet e vdekjeve.

REAGIMI

Mbi vdekjen e katër shtetasve rusë në Shqipëri

Ambasada Ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe Nikita Belousov) në një hotel pranë qytetit të Kavajës.

Seksioni konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese vendit dhe po sqaron rrethanat e incidentit. Ne presim një hetim të plotë nga pala shqiptare për shkaqet e vdekjes së rusëve. Familjarët e viktimave janë njoftuar. Trupat do të riatdhesohen në vendlindjen e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion