Infektohet me Covid-19 aktori i shumënjohur turk, pezullohen xhirimet e serialit "Ramo"

Nuk i shpëtoi Covid-19 as Murat Yıldırım, aktori turk, i cili luan rolin kryesor në serialin ‘Ramo’. Lajmin e bëri me dije vetë aktori, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se pas një viti pandemi, nuk ka mundur t’i shpëtojë dot koronavirusit.
Ai ka treguar se gjendja e tij është e mirë, por bën thirrje për të gjithë që të bëjnë kujdes. “Pas një viti duke e shmangur, covidi më kapi dhe mua. Jam në ditën e 5-të dhe ndihem më mirë tashmë.

Lutem që kjo sëmundje të largohet nga bota. Kujdesuni për veten tuaj.”

Xhirimet e serialit Ramo janë pezulluar për pak kohë. Yildirim u bë i njohur për publikun shqiptar me rolin e Savashit në telenovelën “Dashuri dhe Ndëshkim”.


