Kundërshtuan policët me dhunë, arrestohen dy persona në Berat

BERAT
Dy persona janë arrestuar në Berat për shkak se dhunuan policët teksa ishin duke kryer detyrën.
Policia njofton se një 44-vjeçar dhe një tjetër 19-vjeçar nuk pranuan që t’i dorëzojnë policëve dokumentacionin e mjetit.
Tashmë materialet për ta janë referuar në Prokurori.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Berat
Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
B.Q., 44 vjeç dhe B. Q., 19 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat.
Këta shtetas, në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

