Iliri nuk toleron gjestet e Semit, e ofendon: E paedukatë

Showbiz

Iliri nuk toleron gjestet e Semit, e ofendon: E paedukatë

Dy nga banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Semi dhe Iliri, kanë pasur së fundmi një debat mjaft të fortë, i cili është shoqëruar edhe me ofendime. Çdo gjë nisi në momentin kur gjatë një diskutimi Semi i drejton gishtin e mesit Ilirit, e cili nuk e priti aspak mirë. Pas këtij gjesti, balerini i njohur i është kthyer konkurrentes duke e cilësuar si të “paedukatë”.

Më pas këngëtarja e njohur e ka sqaruar këtë ngjarje në dhomën e rrëfimit, duke thënë se nuk ka pasur asnjë qëllim të keq dhe se ishte talluar. “Për shaka ia bëra me gishtin e mesit. E mori shumë seriozisht e mori shumë afër zemrës si gjë”, u shpreh Semi.

Nga ana tjetër, Iliri është ndjerë i ofenduar, gjë për të cilën diskutoi dhe me Arjolën. “Ato mbaji për vete i thashë, “S’ta lejoj, je e paedukatë!”, i thashë. Troç, jo kshu jo ashu!”, u shpreh Iliri. /Express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion