Korçë/ Falsifikoi kontrata qiramarrje dhe përfitoi 23mln euro, arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim

Aktualitet

Korçë/ Falsifikoi kontrata qiramarrje dhe përfitoi 23mln euro,

Policia e Korçës ka arrestuar Sokol Mullajn, 39-vjeçarin e shpallur në kërkim 3 muaj më parë, i akuzuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Kujtojmë se në korrik të këtij viti, 39-vjeçari, në bashkëpunim me 3 të tjerë, kanë falsifikuar kontratat e qiramarrjes për ambientet që do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në Korçë, Maliq dhe Pogradec. Në datën 6 korrik, Gjykata e Korçës ka marrë vendimin e arrestit me burg për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi dokumentesh” për ish-drejtorin dhe ish-specialistin e sigurisë, ndërsa hetimi ka nisur që prej muajit tetorit të vitit të kaluar.

“Vijon operacioni i koduar “Kontrata”, i finalizuar 3 muaj më parë, për goditjen e veprimtarisë kriminale ne fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Vihet në pranga 39-vjeçari, i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 06.07.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në​ burg” për veprën penale​ “Falsifikimi i dokumenteve”, në lidhje me ngjarjen e datës 14.07.2021, ku u finalizua operacioni “Kontrata”, si rezultat i të cilit u ndalua ish-drejtori dhe një punonjës i Postës Korçë dhe u morën masa shtrënguese ndaj disa punonjësve të tjerë.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT