“I dashur, ti je trap”/ Neda Balluku zbulon pse zgjodhi këtë titull për librin

Showbiz

“I dashur, ti je trap”/ Neda Balluku zbulon pse zgjodhi

Neda Balluku ka konfirmuar zyrtarisht se i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin Ogren Balluku, pas 10 viteve bashkëjetesë. Lajmi u bë publik gjatë një interviste në emisionin “Goca & Gra”, ku moderatorja pranoi se çifti është divorcuar.

Megjithatë, pavarësisht turbulencave në jetën personale, Neda duket se ka zgjedhur të ecë përpara, duke mbetur aktive në rrjetet sociale dhe duke promovuar projektet e saj. Së fundmi, ajo është në fokus edhe për librin e saj më të ri me titullin provokues: “I dashur, ti je trap”, një titull që ka bërë shumë zhurmë për tonin e drejtpërdrejtë dhe ironik.

Një ndjekës e pyeti mbrëmjen e djeshme në Instagram se për kë e kishte fjalën me këtë titull. Neda u përgjigj shkurt, por me shumë kuptim:

“Është një lojë me lexuesin. Në shumë aspekte jam e bindur që është ajo që del trape. Jo ai.”
Me këtë deklaratë, ajo duket se e zhvendos vëmendjen nga sulmi ndaj partnerit mashkull, drejt një reflektimi më të thellë mbi përgjegjësitë, gabimet dhe mënyrën si i lexojmë marrëdhëniet. Titulli provokues është, siç thotë vetë, një ftesë për introspeksion jo thjesht një “shigjetë” ndaj ish-bashkëshortit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Neda Balluku (@nedaballuku)

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion