Garë brenda partisë në Gjirokastër, kandidatët e PD në “luftë” me njëri- tjetrin

Politikë

Garë brenda partisë në Gjirokastër, kandidatët e PD

Në Gjirokastër, Tritan Shehu është deputeti i vetëm i zgjedhur nga radhët e PD-së, ndërkohë që është në një garë të fortë, votën preferenciale me kandidatin e renditur i pesti, Myzafer Elezi. Shehu ka marrë 2102 vota kundrejt 1646 votave të Elezit. Shehi ishte në disavantazh por e ka fituar kryesimin në kutitë e fundit. Edhe Roland Bejko ka marrë shumë vota, 1348, kur janë 156 nga 207 kuti. 

Surprizë ka edhe në listën e LSI-së pasi Vangjel Tavo ka marrë vetëm 1138  vota kundrejt 813 votave të kandidatit të katërt Albert Malaj, i cili vijon garën e fortë me Tavon. 

Sa i përket PS duhet thënë se drejtuesi politik i qarkut, Bledar Çuçi kryeson garën me 6226 vota, Laert Dura renditet i dyti si në listë edhe me vota pasi ka marrë 3759, ndërsa kryesuesja e listës Mirela Kumbaro renditet e treta me 2007 vota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion