Harry dhe Meghan pendohen, ja detaji që nuk kanë dashur të rrëfejnë për Oprahn

Showbiz

Harry dhe Meghan pendohen, ja detaji që nuk kanë dashur të

Një deklaratë e fundit nga Meghan Markle dhe Princ Harry, ka treguar se ata kanë bërë një deklaratë të gabuar. Lidhur me martesën e fshehtë, çifti kanë pranuar se dasma e fshehtë që u përshkrua nga dukesha e Sussex-it në intervistën për Oprah Ëinfrey nuk ndodhi. Ndërkohë, një zëdhënës i mbretërve tha se çifti shkëmbeu zotime personale disa ditë para dasmës së tyre ligjore më 19 maj.

Çifti reagoi pasi gazeta britanike “The Sun” publikoi certifikatën martesore të mbretërve, në të cilën theksohej se data zyrtare e celebrimit përkonte me ditën që u mbajt ceremonia madhështore që u pa nga e gjithë bota. Zyrtari që përpiloi licensën tha se Meghan është “e konfuzuar” për martesën. “Më vjen keq, por Meghan është qartë e konfuzuar dhe keqinformuar. Licenca speciale që hartova iu mundësoi atyre që të martoheshin në Shën George’s Chapel në Ëindsor dhe ajo që ndodhi me 19 Maj dhe që u pa nga miliona njerëz në të gjithë botën, ishte dasma zyrtare e njohur nga ligji dhe Kisha e Anglisë.”, u shpreh zyrtari. 

Kujtojmë se Meghan gjatë intervistës tha: “E dini, tre ditë para dasmës sonë, ne u martuam. Askush nuk e di këtë. Betimet i bëmë në dhomën tonë ku ishim vetëm ne me Kryepeshkopin e Canterbury. ”

ME TE LEXUARAT