Habit Diola Dosti: Kam ftuar ish-burrin me të dashurën të bëjnë pushime me mua
Diola Dosti një nga konkurrentet e shtëpisë së Big Brother VIP, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin 'Glamour Zone', përballë moderatores Ester Bylyku, për t`iu përgjigjur pyetjeve të saj thumbuese.
Diola foli edhe për marrëdhënien me ish-bashkëshortin.
Nustricionistja, theksoi se me ish-bashkëshortin ruan një raport korrekt për hir të vajzave, dhe absolutisht nuk është xheloze për lidhjen e tij të re, ashtu siç u aludua gjatë sherrit të saj me Luizin brenda Big Brother.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse ka inate dhe keqkuptime mes saj dhe partneres së re të ish-bashkëshortit, Diola tha:
"Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre.
Unë i thash ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marr dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendjehapur".