Gjesti e çon Eglin në shtëpinë e tij në Kosovë? Foto që po bën “namin”!

Showbiz

Gjesti e çon Eglin në shtëpinë e tij në Kosovë?

Po të njëjtën zhurmë si dhe brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania, po bëjnë dhe jashtë saj. E kemi fjalën për çiftin Gjesti dhe Egli, të cilët për disa vijojnë të jenë të lidhur e për disa të tjerë jo. Te grupi i këtyre të fundit futet edhe Valbona.

E ftuar së fundmi në “E Diell”, ish-banorja e Big Brother Vip e pyetur nga gazteari Ronaldo Sharka nëse Egli dhe Gjesti janë bashkë, shprehu skepticizmin e saj lidhur me këtë marrëdhënie.

“Kam përshtypje që për publikun vazhdojnë. Por me aq sap o më lënë një shije, kam frikë se me impenjimet e shumta që ka Gjesti, por edhe Egli nuk kanë gjetur kohë për të qëndruam e njëri-tjetrin.

Gjesti e çon Eglin në shtëpinë e tij në Kosovë?

Por duhet të shohim reagimet e tyre, uroj që të jenë bashkë dhe ta kenë finalizuar me dashuri dhe sukses”, tha Valbona, teksa në rrjet menjëherë shpërthyen lajmet se çifti më i përfolur i Big Borther Vip i ka dhënë fund lidhjes.

Por, pak pas kësaj deklarate ka qenë vetë Egli e cila ka postuar një foto në “Instagramin” e saj ku shumë ndjekës të saj i kanë komentuar duke i thënë se ndodhet në shtëpinë e Gjestit.

Mesa duket, Egli ka zgjedhur këtë mënyrë, përmes kësaj foto, për t’i kthyer njëherë e mirë përgjigje pyetjes që ‘A vazhdon akoma me Gjestin?’.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion