George Clooney i përgjigjet Trump pas sulmit për shtetësinë franceze

Showbiz

George Clooney i përgjigjet Trump pas sulmit për shtetësinë

George Clooney nuk e la pa përgjigje sulmin personal të Donald Trump kundër tij dhe familjes së tij, me rastin e dhënies së shtetësisë franceze.

Aktori fitues i çmimit Oscar, bashkëshortja e tij Amal Alamuddin Clooney dhe dy fëmijët e tyre kanë marrë shtetësinë franceze, një zhvillim që ka tërhequr kritika të ashpra nga presidenti i SHBA-së.

“Lajm i mirë! George dhe Amal Clooney, dy nga parashikuesit më të këqij politikë të të gjitha kohërave, janë bërë zyrtarisht shtetas francezë”, tha Donald Trump në një postim në Truth Social.

“Fatkeqësisht, Franca aktualisht po përballet me një problem serioz kriminal për shkak të menaxhimit absolutisht katastrofik të imigracionit, të ngjashëm me atë që patëm këtu nën Joe Bidenin e përgjumur”, shtoi ai, duke përsëritur karakterizimin pejorativ që preferon kur i referohet paraardhësit të tij demokrat në Shtëpinë e Bardhë.

Duke marrë stafetën, 64-vjeçari Clooney iu përgjigj thjesht por me kuptim Trump: “Pajtohem plotësisht me presidentin. Duhet ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe. Fillojmë në nëntor”, theksoi ai, duke iu referuar zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA më 3 nëntor.

ME TE LEXUARAT