Gazmend Paja tregon historinë e veçantë të emrit: Babai ma vendosi Spartak, por Kadri Roshit nuk i pëlqeu dhe…

Showbiz

Gazmend Paja tregon historinë e veçantë të emrit: Babai ma

Aktori i njohur i humorit, Gazmend Paja, ka treguar mbrëmjen e sotme historinë e veçantë të emrit të tij.

Ai tha në emisionin “Dola te Ola” se në vitin 1978 kur ai ka lindur, babai i tij Luftar Paja ka qenë duke xhiruar një film në qytetin e Korçës me aktorin e madh Kadri Roshi. Gazi tha se i ati ishte kthyer në Fier dhe ia vendosi emrin Spartak, ndërsa më pas shkoi sërish në Korçë.

Kur Kadri Roshi e pyeti për emrin e djalit dhe e mësoi se do të quhej Spartak, i tha Luftar Pajës se nuk i pëlqente, ndaj i kërkoi që djali të quhej Gazmend, që gjithë jetën të kishte gaz dhe mend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion