Foto/ Çantë Hermes Birkin dhe qindra trëndafila dhuratë, Oriola Marashi më seksi se kurrë feston ditëlindjen si vajzë single!
Lajmifundit
/
20 Mars 2025, 18:25
Showbiz

Modelja e njohur Oriola Marashi ka festuar ditëlindjen e saj të 29-të. Vetë Oriola ka ndarë foto nga momentet e festës me miqtë dhe të afërmit e saj të cilët nuk ishin kursyer me dhurata dhe torta ditëlindjesh.
Ajo ka ndarë për ndjekësit disa foto ku shfaqet mjaft seksi dhe nuk i lë vend imagjinatës, ku shkruan: Një vit më e madhe, por gjithmonë e rrethuar nga dashuria juaj! Faleminderit për urimet!
Në këtë 29-vjetor, ajo kishte përzgjedhur një fustan të bardhë i cili i vinte deri tek këmbët dhe i tregonte qartazi dekolten.


