Fifi nuk e mban më të fshehtë pëlqimin për Granitin, kamerat fokusojnë momentet më “romantike”

Fifi dhe Graniti nuk janë vetëm shokë dhe kjo është shumë e qartë. Përpos deklaratave në spektaklin që u trasmetua një natë më parë, marrëdhënia dhe deklaratat e tyre nëpër shtëpi kanë treguar shumë. Ajo një ditë më parë tha se është gati për një lidhje serioze, ndërkohë që disa ditë më parë tregoi se nuk ka besim tek djemtë, pasi është zhgënjyer shumë.

Ndërkohë, ajo i rrëfeu Monikës sesi ndihet për këtë marrëdhënie që ka me Granitin, duke i kushtuar shumë rëndësi dhe energji. Ndërsa, në një tjetër moment, ndonëse ishte komik, la gjurmë.

Teksa Graniti lëvizte nëpër shtëpi pa bluzë, duke vënë në pah trupin e tij të palestruar, Fifi me urdhër i tha shko vishu, që mos ta shohin të tjerët. Pas kësaj plasën të qeshurat mes saj, Granitit dhe Monikës.

Të dy e kanë pranuar se ka diçka, por të dy po marrin kohën e tyre për tu njohur.


