Fationi sulmon keq Sindin, thirrje Muratit: Mos bjer në grackën e saj

Sindi dhe Murati, është një çift që askush nuk dëshiron të bëhet në të ardhme, kjo sepse, të gjithë mendojnë se Murati meriton dikë më shumë.
Sindi vazhdon të marrë komente negative dhe urrejtje pafund nga ndjekësit e Përputhen, por edhe konkurrentët dhe ish- konkurrentët e emisionit. Së fundmi ka reaguar Fationi, i cili ka publikuar disa moment të debatit mes Sindit dhe Mevlanit, duke reaguar keq për të. Ai ka mbuluar fytyrën e Sindit me një emoji negative, ndërsa shkruan se do thyejë telefonin, me nënkuptimin që nuk e duron atë.

Por nuk është vetëm kjo, Fationi ka një thirrje për Muratin, që i drejtohet në një mënyrë shumë miqësore. “Abi, mos bjer në grackën e saj se morë fund”, shkruan ai.



