Bëni këto veprime nëse dëshironi një fytyrë të relaksuar

Stresi, lodhja, pagjumësia reflektohet më së miri në fytyrën tonë, duke na bërë të ndihemi në siklet. E nisim me rrathët e zinj poshtë syve janë një nga shenjat që vini re kur ndiheni të lodhur. Kur trupi juaj është i lodhur ose nuk keni fjetur mirë krijohet automatikisht një çekuilibër në kortizol, hormonin e stresit, i cili komplikon problemet ekzistuese të lëkurës.
Duke marrë parasysh dhe “sulmet” e mjedisit në lëkurën tonë, neglizhencën për t’u kujdesur për fytyrën, atëherë gjërat përkeqësohen. Para se të shkoni në shtrat, ndiqni me besnikëri rutinën tuaj të bukurisë
Lajeni fytyrën shumë mire; Ndotësit që grumbullohet në lëkurën tuaj mund të shkaktojë irritime. Kështu që, mos harroni ta pastroni fytyrën në mbrëmje.
Mos harroni kremin tuaj të syve; Nëse ka një pikë ku lodhja reflektohet plotësisht, ato janë sytë. Kështu që investoni në një krem me vitaminë C ose retinol dhe mos e harroni kurrë.
Dy herë në javë bëni shtresim të fytyrës; Nëse vëreni se lëkura duket e lodhur, urgjentisht keni nevojë për një pastrim për të eliminuar qelizat e vdekura.
Merrni frymë thellë; Frymëmarrjet e thella, pak para se të shtriheni në shtrat, do t’ju ndihmojnë që lëkura juaj të pushojë shumë.


