Egla Ceno flet për “braktisjen” e emisionit “Goca dhe gra” nga Heidi Baçi: U tregua e dobët!
Fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. Këta të fundit kanë qenë shumë kuriozë të dinë se pse u largua Heidi Baci nga emisioni “Goca dhe Gra”, në Top Channel.
“Mendimi yt për largimin e Heidit”, i ka shkruar një ndjekës, të cilit Egla i është përgjigjur:
“U tregua e dobët”. Ajo shton se këtë ia ka thënë edhe vetë ish-finalistes së shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në sy.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Pse iku Heidi”, ishte një tjetër pyetje për Cenon, ku aktorja e njohur iu përjgigj shkurt:
“Pyete zemra”.
Kujtojmë se Baci tregoi në puntatën e fundit të emisionit “Goca dhe Gra” se do të largohet.
“Është vendim i peshuar, për arsye personale, nuk ka ndonjë gjë. Dua të rigjej veten, dua të bëj listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem.
Është një moment se sa do jam ndjerë shumë mirë, dyer të hapura dhe do jem shumë mirënjohëse. Unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën, kjo është e vërteta. Jam e lumtur, të ardhmes nuk i duhet kurrë”, tha Heidi.