Anija me mbetje toksike në Portin e Durrësit, Prokuroria sekuestron 102 kontejnerë

Aktualitet

Anija me mbetje toksike në Portin e Durrësit, Prokuroria sekuestron

Prokuroria e Durrësit ka vendosur nën sekuestro anijen “Moliva”, që mbërriti mëngjesine sotëm në portin e Durrësit. Anija ka mbetje toksike në 102 kontejnerët e saj.

Anija “Moliva” që kthen 102 kontejnerë që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, pritet të ankorohet në “portin e Durrësit.


Xhixho: Mbetjet u kthyen te qeveria e plehrave, operacioni mafioz ndërkombëtar i sjell në Durrës
Specialistët pritet të marrin kampionë të cilat do të dërgohen në tre laboratorë për të përcaktuar nëse janë apo jo të rrezikshme.



Kontejnerët me afro 2 mijë ton mbetje nga djegia e hekurit dhe çelikut u nisën nga Porti i Durrësit që nga data e 4 gusht me destinacion final Tajlandën.

“Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr.1596/2024.

Të gjithë subjektet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.

Anija me mbetje toksike në Portin e Durrësit, Prokuroria sekuestron

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion