E ftojnë në emision, Elvana Gjata kap fshesën për të pastruar skenën

Showbiz

E ftojnë në emision, Elvana Gjata kap fshesën për të

Këngëtarja Elvana Gjata, pas tri viteve ka qenë mysafire në një televizion.

Ajo të shtunën ishte e ftuar në emisionin “Soiree” në ABC nes, ku foli për albumin e saj të ri “Çelu”. Elvana ka kënduar këngët e albumit të ri, ndërkaq ajo është përkujdesur edhe për skenën.

Në një video të publikuar në Instagram nga “Soiree”, Elvana shihet duke fshirë skenën ku do të këndonte.

Këngëtarja nga Shqipëria njihet për modestinë dhe thjeshtësinë që e karakterizon. Ajo asnjëherë nuk ngurron të flasë hapur për jetën e saj nga fëmijëria, vështirësitë e sfidat që ka kaluar nga ajo kohë, për t’u bërë një ndër këngëtaret më të famshme e më të dashura për publikun.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion