Kishin fshehur kokainën brenda në zarf, pranga dy trafikantëve shqiptarë në Itali

Bota

Kishin fshehur kokainën brenda në zarf, pranga dy trafikantëve

Dy shtetas shqiptar 35 dhe 28 vjeç, janë vënë në pranga nga agjentët e Policisë së Arezzo, nën akuzën e tregtimit të drogës.

Shqiptarët u pikasën nga policia një pasdite teksa endeshin rreth zonës së Valdarnos, me një makinë me qira, që sipas autoriteteve e përdornin si teknikë për t’i shpëtuar syrit të forcave policore.

Shqiptarët ishin të njohur për tregtinë e drogës në këtë zonë, ndaj dhe policia iu vë pas. Duke marrë parasysh informacionet që dy të arrestuarit kishin marrë një sasi droge nga Valdarno për ta hedhur në tregun e Arezzo, Policia italiane organizoi një kontroll të automjetit me të cilin dy shqiptarët po udhëtonin.

Gjatë operacionit oficerët vërejtën një zarf të madh, brenda makinës, i cili pas kontrollit të detajuar, rezultoi se mbante kokainë të pastër për një peshë të barabartë me 150 gramë. Bazuar tek materialet e konstatuara u bë i mundur dhe arrestimi i shtetatsve shqiptare.

Pas arrestimit nën akuzën e zotërimit dhe transportimit të drogës për tregtim të saj, 35 dhe 28 vjeçarët u dërguan në burgun Solliçiano.

ME TE LEXUARAT