Modelja e njohur zgjedh të veshë fustanin e stilistit shqiptar për eventin e madh

Showbiz

Modelja e njohur  zgjedh të veshë fustanin e stilistit shqiptar

Valdrin Sahiti është një nga stilistët që ka ngritur lart emrin e shqiptarëve. Falë talentit dhe suksesit të tij, emri i Valdrinit ka arritur deri tek personazhet më të njohur në botë. Së fundmi, ai ka veshur modelen e famshme, Chrissy Teigen, për një event shumë të rëndësishëm që është mbajtur mbrëmjen e djeshme.

Modelja mori pjesë në “Global Citizen Vax: The Concert To Reunite The World”, ku ishin të pranishëm shumë njerëz të njohur, duke përfshirë Princin Harry, Selena Gomez, David Letterman, Jennifer Lopez etj. Chrissy Teigen shkëlqeu në tapetin e kuq, teksa u shfaq e veshur me një fustan në ngjyrë portokalli dhe në material sateni të stiluar nga Valdrin Sahiti.

Ajo u shfaq në tapetin e kuq bashkë me vajzën e saj Luna, e cila qëndroi fshehur poshtë fustanit të Chrissy-t. Me fustanin që mban vulën e Sahitit, modelja rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, duke qenë se e gjithë veshja është punuar në perfeksion.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion