Dogji lokalin për hakmarrje? Kushëriri i Eraldos jep versionin tjetër të ngjarjes: Noizy ka shkuar me të fejuarën e tij

Showbiz

Dogji lokalin për hakmarrje? Kushëriri i Eraldos jep versionin

Policia arrestoi sot 26-vjeçarin Eraldo Musteqja, që i vendosi për herë të dytë me qëllim zjarrin lokalit të Noizy-t tek Currilat, Durrës.

Vetë reperi e ekspozoi kushëririn e tij, duke i treguar fytyrën teksa shprehej se që i vogël kishte qenë problematik, pasi kishte ndërruar fe duke u kthyer në një besimtar ekstremist.

Noizy tregoi se nuk i mbante inat kushëririt me të cilin ishte rritur, mirëpo kushëriri i Eraldos ka treguar një tjetër version të historisë për “Joq”.

Ai thotë se më parë Eraldo ka punuar në lokalin e Noizy-t si kuzhinier, por për disa muaj me radhë ka patur probleme me babain e reperit i cili menaxhon edhe lokalet e tij. Kushëriri i Eraldos thotë se ai nuk ka marrë rrogën prej 4 muajsh dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Noizy ka kryer marrëdhënie me të fejuarën e Eraldos, që e konsideronte shok të ngushtë.

Më tej ai thotë se nga mllefi për këto që i kishin ndodhur, Eraldo ka ndërmarrë këto veprime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion