Riaktivizohet zjarri në pyllin e Drenies në Patos, ndërhyrja vështirësohet nga terreni i thyer

Zjarri është riaktivizuar në pyllin e Drenies, në territorin e Bashkisë Patos, ndërsa flakët janë përhapur në pjesën veriore të zonës, në drejtim të fshatit Drenie.
Për izolimin e vatrës dhe vënien e situatës nën kontroll janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të MZSH-së dhe 15 forca bashkiake.
Ndërhyrja po kryhet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të zjarrit, çka e vështirëson punën e forcave nga toka.
Forcat zjarrfikëse dhe ato bashkiake vijojnë operacionin në terren, me qëllim izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në zonat përreth.