“Po firmosim kallëzimin penal ndaj Edi Ramës”- Aktivistja: Do akuzohet për shpërdorim detyre

Politikë

“Po firmosim kallëzimin penal ndaj Edi Ramës”- Aktivistja:

Gjatë protestës një aktiviste njoftoi se po përgatitet një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si vijim të nismës qytetare të nisur nga protestat.

Sipas saj, kallëzimi mbështetet në materiale, dokumente dhe denoncime të publikuara më herët, përfshirë edhe materiale nga libri roze “Albania Files”, të cilat përmbajnë indicie për shkelje të ligjit për planifikimin e territorit.

Aktivistja tha se kallëzimi synon t’i përcjellë SPAK-ut materiale dhe indicie për hetim të mundshëm lidhur me shpërdorimin e detyrës, ndikimin e paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

“Kam një lajm të rëndësishëm për të ndarë me ju. Jemi duke firmosur kallëzimin penal për Edi Ramën. Është vazhdimi i nismës qytetarë të këtij sheshi.

Më parë nga ky shesh janë dorëzuar materiale si Albania Files dhe denoncime të bëra nga site investigative shqiptare dhe të huaja, dokumente dhe prova që paraqesin akuzën dhe indicie konkrete për shkelje të ligjit të planifikimit të territorit.

Kjo akuzë do të cojë kryeministrin Rama dhe administratën që është pjesë e këtyre akteve për shpërdorim detyre.

 Se pari ndikim të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë nëse provohet nga hetimi dhe ekziston e mundshme të një bashkëpunimi të organizuar mes funksionarëve publik dhe bizneseve private.

Ky kallëzim është i rëndësishëm për ti dhënë SPAK jo vetëm Albianan File, por të gjitha indiciet dhe gjetjet ligjore se ku bëhen shkeljet në zhvillimin e territorit në Shqipëri”, tha aktivistja.

 

ME TE LEXUARAT