Kapen me mijëra dollarë, euro dhe kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

Aktualitet

Kapen me mijëra dollarë, euro dhe kokainë, arrestohen dy

Polica ka arrestuar dy shtetas shqiptar në Greqi këtë të enjte, pasi janë kapur me njëzetë e një kilogramë drogë dhe mijëra euro cash.

Autoritetet greke bëjnë me dije se gjatë operacionit policor në Athinë, efektivët kanë kapur në flagrancë dy shqiptarët në shtëpinë e tyre.

Gjatë kontrollit fizik, policia ka gjetur dhe sekuestruar njëzetë e një kilogramë e 864.6 gram kokainë, 16 mijë e 85 dollarë cash, tre mijë e 250 euro cash si dhe katër celualarë.

Dy të arrestuarit shqiptarë janë transportuar në burgun e Athinës ku pritet të marrin dënimin e tyre nga gjykata.

ME TE LEXUARAT