“Do doje për kunatë Tean apo Shqipen”, Ana 1 bën zgjedhjen mes dy vajzave

Një ditë më parë, Ana Lleshaj ka bërë një intervistë televizive në TopChannel, ku ka treguar shumë detaje nga jeta e saj personale. Ajo bëri dije se është ndarë nga Arsimi dhe me lot në sy kërkoi që të ndërrojë temë pasi nuk dëshiron të flasë për këtë.
Gjatë emisionit, moderatorja Bieta Sulo i bëri një kuic, ku përfshiu konkurrentet dhe ish- konkurrentët e “Përputhen”. Ajo e pyeti se kë do dëshironte për kunatë, Tean apo Shqipen, Ana shumë qetë bëri zgjedhjen. “Shqipen”, tha ajo, duke pasuar me pyetjen e Bietës se pse kjo zgjedhje. “Çështje shijes”, tha Ana.
Kujtojmë se Ana dhe Tea kanë qenë shoqe brenda në emision dhe tani jashtë, nuk janë parë më bashkë. Ndryshe me Shqipen, që ka krijuar një miqësi.


