Djali i feston 16-vjetorin, Elton Deda zgjedh fjalët më të ndjera: S'e kam përmbushur detyrën si baba

Showbiz

Djali i feston 16-vjetorin, Elton Deda zgjedh fjalët më të

Elton Deda është munduar ta mbajë larg vëmendjes së publikut jetën e tij private. Së fundmi, në 16 vjetorin e lindjes së të birit, artisti i mirënjohur ka thyer rregullin dhe i ka dedikuar disa fjalë prekëse.

Nëpërmjet një postimi në facebook, artisti teksa i ka shprehur dashurinë shkruan se nuk i ka përmbushur detyrat e tij si baba.

“Biri im i shtrenjte. Ti sot mbush 16 vjeç. Duke njohur qe disa nga detyrat e mia aterore nuk i kam permbushur me sukses, te kerkoj ndjese qe nuk te jam prane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por une te dua dhe do te te dua gjithmone ashtu si te desha sot para 16 vjetesh, kur piskama jote buçiti gjithe tersellime ne kete bote te cuditshme. Qofsh gjithmone i lumtur dhe i bardhe ashtu sic di vetem Ti te jesh. Te dua fort. Babi”, shkroi Eltoni.

ME TE LEXUARAT