Deklarata "b*mbë" e Rogertit ndaj babait të Selinës: Psikologen kërkojeni për të

Showbiz

Deklarata "b*mbë" e Rogertit ndaj babait të Selinës:

Spektakli i sotëm “Prime” është përfshirë nga debate të ashpra dhe tensione të forta, pasi banorët janë njohur me një deklaratë tronditëse që vinte nga jashtë shtëpisë.

Bëhet fjalë për reagimin e fortë të babait të Selinës ndaj Mirit, i cili ka shpërthyer duke kërkuar që t’i “matet perversiteti” dhe duke e akuzuar atë për situatat e krijuara me vajzën e tij.

Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë gjakrat në dhomën e ndenjes, duke i ndarë banorët në kampe. Por, reagimi më i fortë dhe më i papritur erdhi nga Rogerti.

Ai ka zgjedhur t’i dalë në mbrojtje mikut të tij, Mirit, duke i bërë një thirrje publike dhe mjaft të drejtpërdrejtë babait të Selinës.

Me tone të ashpra, Rogerti e ka zhvendosur vëmendjen te vetë sjellja dhe fjalët e banores brenda shtëpisë:

“Babait të Selinës dua t’i them dy fjalë: Nganjëherë kur i hedh akuzat tjetërkujt, ndoshta shiko edhe në pasqyrë vajzën tënde që i bën ato veprime. Selin ka thënë që ‘unë ulem në gjunjë për ty Miri’, ‘unë të dua Miri’.”

Për ta mbyllur argumentin e tij dhe për të barazuar peshën e fajit, Rogerti theksoi se nuk mund të kryqëzohet vetëm njëri krah:

“Ndoshta psikologen mund ta kërkojnë edhe për vajzën e vet. Mos t’ia vënë fajin vetëm Mirit.”BBVA5

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion