U gjobit me 5 mln lekë gjatë protestës, shqiptarët mbledhin 116 mijë euro për Erind Goçlarin (Historia)

Aktualitet

U gjobit me 5 mln lekë gjatë protestës, shqiptarët mbledhin
17-vjeçari Erind Goçlari ishte i pari person në Shqipëri i cili u gjobit nga Policia e Shtetit me 5 milionë lekë (të vjetër) gjobë për pjesëmarrjen dhe aktet e dhunës në protestën studentore të 7 nëntorit 2026.

Djaloshi është kthyer në personazhin e momentit pasi rrëfeu kushtet e vështira ku jeton së bashku me të atin, motrën dhe vëllanë. Me nënën që i ka ndërruar jetë dhe që thotë se i mungon shumë, familja jeton vetëm me një kemp dhe kryefamiljari e ka të pamundur të punojë.

Rasti i bërë publik ka prekur mijëra shqiptarë të cilët i kanë ardhur në ndihmë të riut. Në faqen e “Gofundme” të hapur për këtë rast është kërkuar mbështetje që Erindit dhe familjes së tij t’i ndërtohet një shtëpi e re.

E hapur vetëm pasditen e djeshme, shuma e kërkuar ka qenë 101 mijë euro, ndërsa në pak orë kjo shumë u tejkalua dhe deri në momentin e shkrimit të lajmit shuma ka shkuar në afro 116 mijë euro.

U gjobit me 5 mln lekë gjatë protestës, shqiptarët mbledhin

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion