GJKKO shqyrton dosjen e Gërdecit, Fatmir Mediu paraqitet në seancë, çfarë pritet për të?

Aktualitet

GJKKO shqyrton dosjen e Gërdecit, Fatmir Mediu paraqitet në
Fatmir Mediu është paraqitur sot në SPAK për seancën e radhës në procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit.

Në Gjykatën e Posaçme sot zhvillohet gjyqi i themelit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, i cili akuzohet në lidhje me ngjarjen e 15 marsit 2008.

Në këtë datë një shpërthim i fuqishëm shkatërroi një fabrikë të demontimit të municioneve ushtarake në fshatin Gërdec pranë Tiranës, ku humbën jetën 26 persona, teksa afro 300 të tjerë u plagosën.

Qindra shtëpi u shkatërruan plotësisht ose pjesërisht, dhe shpërthimi la një krater të madh në terren. Fabrika po trajtonte sasi të mëdha municionesh të vjetra (rreth 100 mijë tonë).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion