Dashuria e tyre mori fund, çifti amerikan ndahen dhe vendosin që të qëndrojnë miq të mirë

Aktorja Shantel Jackson dhe partneri i saj Nelly ndahen pas 7 vitesh në një marrëdhënie thuajse perfekte. MEdiat amerikane kanë treguar se çifti amerikan është ndarë me qetësi duke vendosur që të qëndrojnë miq të mirë.
Ndërkohë që vetë aktorja e ka konfirmuar lajmin pasi u pyet nga një fans. Duke qëndruar shumë private për detajet, ajo shprehet se ndarja ka qenë e qetë dhe prioritet është qetësia e secilit.

“Ajo është e mrekullueshme. Është si një drogë. Ne kalojmë një kohë të mirë, e kuptojmë njëri-tjetrin. Kemi kaq shumë të përbashkëta.”, ishte deklarata e reperit, në kohën kur ishin të lumtur.
Nuk dihet shkaku pse çifti ka marrë këtë vendim.


