Rikthehet në Shqipëri shefja e SHISH, Vlora Hyseni, autoritetet e shoqërojnë për ekzekutimin e arrestit shtëpiak

Aktualitet

Rikthehet në Shqipëri shefja e SHISH, Vlora Hyseni, autoritetet e
Disa orë pasi SPAK njoftoi se ndaj saj ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni iu vetëdorëzua autoriteteve.

Hyseni mbërriti fillimisht në aeroportin e Prishtinës ku është veteëdorëzuar tek autoritetet e Kosovës dhe më pas në pikën kufitare të Vërmicës, në kufi me Kukësin u është dorëzuar autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.

Një automjet civil i autoriteteve shqiptare e shoqëroi drejt Tiranës për ekzekutimin e arrestit shtëpiak.

Sipas informacioneve, mësohet se Hyseni ndodhej në një konferencë në Baku, Azerbajxhan ndaj dhe masa "arrestit në shtëpi" e firmosur nga GJKKO e gjeti drejtoreshën e SHISH jashtë Shqipërisë. Për të SPAK ka ngritur akuzën e nxjerrjes së sekretit shtetëror dhe përkrahje e autorit të krimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion