Aksion blic i SPAK në Shkozet, kontrolle në restorantin ku dyshohej se fshihej Ergys Agasi, ja çfarë u sekuestrua

Aktualitet

Aksion blic i SPAK në Shkozet, kontrolle në restorantin ku dyshohej se
SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë.

Syri mëson se kontrolle janë kryer dhe në Shkozet të Durrësit, ku 8 furgona policie dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe të RENEA-s janë angazhuar gjatë operacionit të kontrollit në Shkozet për gati 2 orë.

Mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës. Nuk dihet nëse arrestimi i Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës është bërë në këtë zonë.

Sulejmani është menaxher i një restoranti të njohur, i cili është denoncuar jo pak herë nga kreu i PD, Sali Berisha, si vendi ku zhvilloheshin takimet e Ergys Agasit me eksponentë të politikës dhe krimit.

Ndërsa dyshohet se në këtë zonë të Shkozetit ka qëndruar Ergys Agasi gjatë 8 muajve të arratisjes. 

Përveç masës ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin, shefen e SHISH, janë ekzekutuar dhe 2 masa sigurie,  një në Durrës dhe 1 në Tiranë. Mësohet se është ekzekutuar masa për Fatjon Kalluci - shef tek laboratori shkencor i policisë dhe Embro Sulejmani, pronar biznesi në Durrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion