Kreu i SHISH në arrest shtëpie, plas debati në Komisionin e Ligjeve: Ky shtet është i krimbur

Aktualitet

Kreu i SHISH në arrest shtëpie, plas debati në Komisionin e
Masa e arrestit në shtëpi ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni solli sërish debate në Komisionin e Ligjeve.

Oerd Bylykbashi: Rend dite sot, në çdo komision, në seance plenare, është skandali i djeshëm. Kjo reforma që i sillni shqiptarëve për t’ia nxirë jetën shqiptarëve, ka për sfond skandalin e djeshëm kreu i shish që arrestohet nga SPAK për lidhje me krimin e organizuar.

Ky shtet është i krimbur nga koka te këmbët, ky kuvend diskuton për seksin e engjëjve. Flet për gjërat që do t’ia bëjnë më keq jetën. Ky Kuvend duhet të mblidhet sot. Si ka mundësi që krimi i organizuar të jetë penetruar te SHISH, AKSHI, kadastra, ministritë, sistemi i prokurimit,. Një shtet i rënë. Se mos ia vini fajin vetëm drejtoresha po Agasit, është kryeministri. Ajo është një lungë e sistemit që është i infektuar në të gjitha qelizat e veta, me një emër infeksioni, Edi Rama.

Manja: Veprimtari normale e institucioneve në një shtet demokratik.

Korreshi: Mendovca se kishte ardhur Bajromi për të mbledhur Këshillin e Sigurisë, se ka rënë shteti ka rënë siguresat gjithë. Ne vazhdojmë sikur këtu s’ka ndodhur asgjë, do bëjmë koperativa të tipit lart, apo të mesëm, të tipt bujqësor. Ky kuvend a ka ndonjëherë prioritete, kur bie siguria kombëtare. Sot kush e ruan shtetin tonë. Bajrami dini gjë ku është.

Blushi: Prioritetet në komisionin e ligjeve duhet të jenë respektimi i ligjit dhe kushtetutës. Ky komision është përgjegjës për ti garantuar këto. Jemi në kushtet kur arkitektura e shtetit ka rënë, ku siguria kombëtare ka rënë, s’besoj se ka prioritet më të madh për një Komision Ligjesh sesa të mbajë një qëndrim lidhur me një çështje e cila cenon kushtetutën dhe sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO.

Sot Shqipëria është pa SHISH, se u faktua që ky shërbim kontrollohej nga krimi, mafia. Është pa polici shteti, se policia është dorëzuar në duart e krimit. Pa ministri mbrojtje, se është dorëzuar në duart e mafies.

Edhe pa këshill të sigurimit kombëtar se anëtarët janë përfaqësues të mafies. Në këto kushte s’besoj të ketë prioritet më të madh për këtë komision se mbajtja e një qëndrimi për rikthimin e ligjshmërisë mbrojtjes së republikës se sa një projektligj që forcon axhendën shpopulluese.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion