Elbasan, gjendet një granatë dore në rrugë nga qytetarët, forcat xheniere drejt vendngjarjes

ELBASAN- Në qytetin e Elbasanit, qytetarët kanë gjetur ditën e sotme një granatë dore. Përkatësisht, kjo granatë është gjetur në lagjen lagjen "Brigada 17 Sulmuese".
Burime zyrtare bëjnë me dije se drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat xhiniere. Kane qenë kalimtarë ata që kanë njoftuar për granatën Ndërsa aktualisht Policia ka mbërritur dhe ka rrethuar vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
"Në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", Elbasan, në anë të rrugës nga kalimtarët është konstatuar një grant dore . Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke vendosur perimetër të sigurisë si dhe janë njoftuar forcat xhiniere", shkruhet në njoftimin e Policisë.

