Atletët u kapën duke pirë alkol brenda fshatit Olimpik, rrezikojnë pezullimin

Sport

Atletët u kapën duke pirë alkol brenda fshatit Olimpik,

Një skandal është raportuar në Tokio, brenda Fshatit Olimpik. Mësohet se disa atletë janë parë duke konsumuar alkol, ndërsa rrezikojnë pezullimin. Lajmin e dha drejtori i Përgjithshëm i këtij aktiviteti, Toshiro Muto. Për mediat ai tha se numri i atletëve që kanë shkelur këtë rregull është i madh.

“Natën e 31 korrikut, shumë atletë dhe anëtarë të delegacionit ishin në parkun brenda fshatit dhe po pinin alkool dhe ishin të vetëdijshëm për këtë fakt. Ne jemi duke e hetuar rastin dhe bazuar në rezultatet, do të ndërmarrim masa të duhura”, tha ai.

Ndërkohë që rregulli e ndalon këtë veprim brenda Fshatit Olimpik, por janë të lirë që të konsumojnë në dhomat e tyre private dhe jo në zona të përbashkëta ose publike.

ME TE LEXUARAT